Francë, 6 të arrestuar për vjedhjen e një vepre të Banksyt

Evropë

Francë, 6 të arrestuar për vjedhjen e një vepre të Banksyt

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar në Francë si të dyshuar për vjedhjen e një vepre arti që i atribuohet viktimave të Bataclanit.

Identiteti i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur. Ata janë arrestuar gjatë disa operacioneve të ndryshme policore, shkruan Euronews.

Punimi ishte realizuar nga artisti anonim Banksy në vitin 2018 në një derë metalike në sallën e operës në Bataclan të Francës.

Në punimin në fjalë duket një vajzë e re e veshur në të zeza, e cila vajton për 90 personat e vrarë gjatë sulmit terrorist që u zhvillua më 13 nëntor të vitit 2015.

Hajdutët e maskuar kanë arritur ta vjedhin veprën duke prerë derën e metalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat