Greqia u ofron pushime falas 170 mjekëve gjermanë që e luftuan koronavirusin

Evropë

Greqia u ofron pushime falas 170 mjekëve gjermanë që e luftuan koronavirusin

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 15:27
Greqi

Greqia do t’i presë 170 mjekë gjermanë dhe do t’u ofrojë atyre pushime falas në ishullin Kos si mirënjohje për punën që kanë bërë në luftimin e pandemisë në Gjermani.

Njoftimi nga Ministria e Turizmit e Greqisë erdhi në kohën kur vendi ballkanik po përgatitet që t’i rihapë aeroportet rajonale, shkruan “The Guardian”.

Kjo ministri tha se 170 mjekët do të priten falas në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit në Gjermani.

Pjesë e këtij udhëtimi do të jenë edhe zyrtarët e agjencisë gjermane TUI, të cilët do të takohen në ishullin Kos me ministrin Theoharis, thuhet më tej në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat