Shembet një pjesë e shkëmbit në një bregdet të Anglisë, vizitorët i shpëtojnë incidentit për një “fije floku”

Evropë

Shembet një pjesë e shkëmbit në një bregdet të Anglisë, vizitorët i shpëtojnë incidentit për një “fije floku”

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:18
Foto

Frekuentuesit e plazhit shpëtuan për një “fije floku”, nga shembja e një pjese të shkëmbit në Devon.

Sipas mediave të huaja, e gjithë ngjarja kishte ndodhur të enjten pasdite, kur njerëzit dolën për t’u relaksuar në plazhin e Sidmouth në Angli.

Përkundër rrezikut të shkaktuar në ato momente, njerëzit arritën të largoheshin me shpejtësi.

“Dukej si bubullimë”, thotë njëri nga dëshmitarët e rastit.

“Njerëzit shpëtuan për një fije floku, pasi ata në ato momente po ecnin në po atë zonë, ku ndodhi shembja e shkëmbit”, u shpreh ai.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, rojet bregdetare këshilluan qytetarët të mbajnë distancën nga shkëmbi, për t’ju shmangur rreziqeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat