Me sytë kah Merkeli – para Presidencës gjermane të BE-së

Evropë

Me sytë kah Merkeli – para Presidencës gjermane të BE-së

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 10:05
Angela Merkel

“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Evropian”. Kancelarja gjermane Angela Merkel e bën këto ditë gjithmonë të qartë gjendjen serioze të Bashkimit Evropian. Gjendja mes pandemisë COVID-19, tronditjes ekonomike dhe lodhjes nga Evropa është dramatike. Kjo sfidë kthehet tani në detyrën e Merkelit.

Në një kohë që thuhet, se Merkel dhe Evropa nuk kanë qenë një marrëdhënie e lehtë.

Për kancelarin e fundit të Unionit, Helmut Kohl, Evropa ishte temë e zemrës nga vuajtja e përjetuar në Luftën e Dytë Botërore: Luftë dhe humbje, fillimet e bashkëpunimit evropian, shndërrimi i armiqve në miq – deri tek miqësia me presidentin francez, Mitterand, sidomos në futjen e euros.

Evropa ishte tema kryesore e jetës politike të Kohlit. Edhe pse disa miq partisë së tij u distancuan pas grindjes nga Kohl, ai mbeti evropiani i madh, si kancelari Konrad Adenauer.

Vështrimi i Merkelit nga jashtë

Po Merkel? Brenda partisë thuhej, se ajo ka një qëndrim pragmatik ndaj Evropës. Në gjysmën e parë të vitit 2007, kur ajo ishte vetëm më shumë se një vit kancelare, Merkel e drejtoi njëherë presidencën gjermane të BE. Në fjalimin e saj të parë si kryetare e Këshillit Evropian para Parlamentit Evropian (17.1.2007) Merkel përmendi biografinë e saj.

“Të gjithë jetën time unë e kam kaluar në Evropë. Në Bashkimin Evropian veçse jam e re. Pasi jam rritur në ish RDGJ. Unë e njihja Bashkimin Evropian vetëm nga jashtë deri në vitin e 35-të të jetës, dhe nga brenda nga viti 1990”, tha Merkel.

Për fatin tonë të bashkuar në BE

Atëherë 52-vjeçarja tha në festimet e 50-vjetorit të Marrëveshjeve të Romës një fjali që konsiderohet si qendrore gjatë mandateve si kancelare.

“Ne qytetaret e qytetarët e Europës për fatin tonë jemi të bashkuar”, tha ajo.

Me gjithë këtë, Merkel asnjëherë me presidentët francezë, kushdo qofshin ata – Jacques Chirac, Francois Sarkozy apo Francois Hollande – nuk guxoi të bënte hapa të mëdhenj në BE, të dilte prej hezimit dhe kundër populistëve.

Edhe kur Emmanuel Macron u bë president francez, shumë prisnin një projekt të madh gjermano-francez në BE. Macron u vlerësua si kandidat në Berlin, ai formuloi vizione, shpërndante optimizëm. Por pas zgjedhjes së tij? Asgjë nuk u bë. Propozimet e tij mbetën pa përgjigjen e Merkelit.

Të çarat në shtëpinë evropiane

Por tani në krizën e vitit 2020, Merkel duket aktive dhe e vendosur. Sikur ta kenë shkundur të çarat e forta në shtëpinë evropiane, që pasuan izolimin e shteteve në fazën kulmore të pandemisë së COVID-19 dhe rinacionalizimin. Merkel, tani 65 vjeçare e ka si Helmut Kohli, temë të zemrës, Evropën.

Rezistencën disa vjeçare kundër borxheve të përbashkëta ajo e dorëzoi të paktën pjesërisht, dhe në mes të majit, bashkë me Macron bëri të ditur një paketë financiare të papërfytyrueshme nga madhësia për një startim të ri në BE. Kjo paketë, që ndihmon sidomos vende si Italia dhe Spanja do duhet të financohet përmes borxheve të përbashkëta. Një krizë e tillë kërkon përgjigjet përkatëse”, tha ajo në një vídeo-konferencë të përbashkët me presidentin francez.

Fundi i një armiqësie

Kjo dalje publike e përbashkët do duhej të manifestonte një gjë: motori gjermano-francez është vënë sërish në lëvizje. Merkel dhe Macron kujtuan themelet që përbëjnë BE. Kush lëviz në Berlin mes qendrës së CDU-së, zyrës së kancelarisë e Bundestagut kërkon më kot një monumet për BE-në si mrekullinë e bashkimit. Por në rrugën drejt selisë së partisë CDU gjendet një monument për pajtimin gjermano-francez – kancelari Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle në një prekje duarsh. Një kujtim për pajtimin e armiqve të dy Luftërave Botërore.

Aktorët e parë të nismave të rëndësishme evropiane ishin francezë, gjermanë, italianë. Por pas tokjes së duarve nga Helmut Kohl dhe Francois Mitterrand, në vitin 1984 në Verdun, ka pasur një vakuum politiko-evropian. Fillimi i vonë i përbashkët i Merkelit dhe Macron do duhet të bashkojë dhe sidomos t’i forcojë ekonomikisht evropianët.

“Mbetet të shpresohet, që Franca dhe Gjermania bëhen sërish motori i bashkimit europian”, thotë Vittorio Hösle për Deutsche Wellen.

Thellim i BE apo prishje si shtëpi prej letre?

Hösle, i cili e ka këshilluar zyrën e kancelares në vitet 90-të, shpreson që BE të mos mbetet një episod, por të kthehet në epokë, që të ketë një ujdi më të madhe evropiane në drejtim të një shteti federal.

Ndryshe Hösle shikon një perspektivë të zymtë, “po qe se nuk ndërmerren hapa të tjerë të thellimit të unionit, mund të ndodhë që BE të rrëzohet si një shtëpi ngritur me letra”.

Nuk është pak ajo që ka përpara Merkel dhe presidenca gjermane këto muaj. /Deutsche Welle/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat