​Shënohet rritje e inflacionit në Gjermani - Bota Sot
​Shënohet rritje e inflacionit në Gjermani

Evropë

​Shënohet rritje e inflacionit në Gjermani

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 16:25
Ilustrim

Shkalla e inflacionit në Gjermani u rrit pak në qershor në një nivel vjetor, sipas statistikave paraprake të botuara sot, por është ende nën qëllimin e Bankës Qendrore Evropiane, e cila, sipas Reuters, justifikon gjithashtu paketën e masave stimuluese për ekonominë.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Gjermani, i cili lejon krahasimin me të dhënat e inflacionit në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, u rrit 0.8 për qind nga viti në vit në qershor nga 0.5 për qind në maj, sipas Byrosë Federale të Statistikave, Destatis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat