Fshati italian ofron akomodim falas për turistët, oferta vlen nga korriku deri në shtator - Bota Sot
Fshati italian ofron akomodim falas për turistët, oferta vlen nga korriku deri në shtator

Evropë

Fshati italian ofron akomodim falas për turistët, oferta vlen nga korriku deri në shtator

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një fshat i vogël në jug të Italisë po ofron akomodim falas për vizitorët.

Bëhet fjalë për zonën periferike San Giovanni në Molise të Italisë, i cili viteve të fundit është përpjekur që të ketë banorë të përhershëm, duke u ofruar nga 24 mijë euro për secilin që është i gatshëm të shpërngulet në fshat, shkruajnë mediet italiane.

Si rezultat i rënies së popullsisë, në San Giovanni ka shumë shtëpi të pabanuara. Janë pikërisht këto objekte që po ofrohen për akomodim falas për turistët e interesuar.

Siç bëhet e ditur më tej, ka tri shtëpi për të zgjedhur me një qëndrim maksimal një javë në çdo kohë midis korrikut dhe shtatorit.

Rajoni i Molise-it është i njohur për ofrimin e pikëpamjeve piktoreske të majave  me shumë kodrina, si dhe prodhimin e djathërave vendor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat