Brnabiq: Serbia meriton të bëhet anëtare e BE-së

Evropë

Brnabiq: Serbia meriton të bëhet anëtare e BE-së

Nga: F.B Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:36
Ana Brnabiç

Serbia nëse çdo gjë është fer, meriton të bëhet anëtare e BE më përpara se 2026 ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ndërkohë që dje u publikua lajmi se nuk do ketë hapje të kapitujve të rinj dhe BE ka bllokuar bisedimet me Serbinë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiqit në Bruksel, ajo shtoi se kjo është hera e parë që Serbia nuk do të hap asnjë kapitull të ri, edhe pse në periudhat e kaluara ishte e vetmja që kishte hapur kapituj.

Sipas Brnabiç këto janë vendime politike dhe se pushteti në Serbi do të vazhdoj të punoj në reforma më shpejtë dhe më mirë sepse kjo para së gjithave është në interesin e qytetarëve.

“Shkojmë më tutje dhe kjo është kjo. Ne do të japim çdo gjë nga vetja. Reformat që po bëjmë janë për ne, ekonominë tonë dhe ato do të sjellin anëtarësimin në BE”. tha ajo.

Doktoresha Darja Kisiç Tepavçeviç duke komentuar situatën theksoi se Serbia i takon botës evropiane me kontribut si në fushën e shkencës, kulturës e edhe sportit.

“Ne jemi vend i vogël dhe sigurisht në bashkësi do të kishim kualitet më të mirë. Ne ishim dëshmitar se solidariteti dhe strategjia nuk është ishte aq në fuqi në BE në fillim gjatë vrullit të pandemisë. Të gjithë kanë shikuar vetën, kështu që në mënyrë gjenerale duhet shikuar n ndjenja kombëtare me përpjekjet për rrugën evropiane”. tha Kisiç Tepavçeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat