Presidenti dhe Kryeministrja e Serbisë kanë pasur kontakte me zyrtarë të infektuar me COVID 19

Evropë

Presidenti dhe Kryeministrja e Serbisë kanë pasur kontakte me zyrtarë të infektuar me COVID 19

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:33
Aleksandar Vuçiq Ana Bërnabiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po heziton ta informojë publikun nëse është testuar për COVID-19, ndonëse disa zyrtarë të shtetit serb konfirmuan se ai ishin infektuar me koronavirus.

Kryeministrja Ana Bërnabiq, e cila ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me ta, jo vetëm që nuk tregon nëse ajo është testuar, por ajo nuk është asnë izolim.

Suzana Vasiljeviq, këshilltarja për media e Vuçiqit nuk u përgjigj sot gazetarëve të portalit Nova nëse presidenti serb ishte testuar për koronavirus, duke konsideruar se ai ishte në kontakt me zyrtarë të infektuar të shtetit natën e zgjedhjeve.

Disa ditë pasi progresistët e Vuçiqit festuan fitoren në zgjedhjet e fundit u përcaktua që kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dolën pozitivë në COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat