Ndërpritet sërish ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë

Evropë

Ndërpritet sërish ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:05
Foto Ilustrim

Ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë sërish është ndërprerë. Kompania gjermane Vibe pas katër viteve tërhoqi makinerinë nga terreni dhe ka kërkuar prishjen e kontratës me NP “Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura”. Udhëheqësja e kompanisë është e pakapshme për opinionin, ndërsa nga Hekurudha thonë se tani procedura fillon nga e para me tender të ri për realizimin e punimeve.

NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura:

“Sipas kontratës ky projekt duhej të përfundojë në afat prej 30 muajve, gjegjësisht deri në shtator të vitit 2017. Realizuesi për shkak të kapacitetit të dobët njerëzor dhe teknik arriti të realizojë vetëm 54% të punës”.

Qëndrimi i fundit i Qeverisë është se aksi i parë do të përfundojë, ndërsa me kompaninë gjermane do të fillojë kontest gjyqësor.

Pavarësisht nëse do ketë arbitrazh, ne si shtet do e fitojmë kontestin”-tha Goran Sugarevski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Ndërtimi i hekurudhës drejtë Bullgarisë është rrëfim i pafund dhe premtim i të gjitha partive politike deri më tani. Vlera e llogaritur e ndërtimit të kësaj hekurudhe është 560 milionë euro.

Hekurudha drejtë Bullgarisë:

Faza 1 Kumanovë- Beljakovc         30,8 km        40 milionë euro

Faza 2 Beljakovc- Kriva Pallankë   33,9 km        140 milionë euro

Faza 3 Kriva Pallankë- Deve Bair    23,4 km       405 milionë euro

Gjatë viteve për ndërtimin e kësaj hekurudhe u nënshkruan shumë kontrata, u hapën disa procedura tenderimi, u morën para borxh dhe u përgatitën disa studime fizibiliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat