Në një spital në Itali lindin 15 foshnje për 24 orë

Evropë

Në një spital në Itali lindin 15 foshnje për 24 orë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:05
Foto

Në spitalin italian i cili ishte qendra e pacientëve me koronavirus, lindin 15 foshnje për 24 orë.

Një rekord i ri solli 15 foshnje që linden brenda 24 orëve në një spital në Itali që ishte qendra e botës nga kriza e COVID-19.

5 djem dhe 10 vajza u mirëpritën në botë në spitalin Cremoa. Lindjet e shëndetshme të cilat përfshijnë një lindje binjakë ndodhi të dielën, sipas spitalit që informoi në Facebook.

Doktorët dhe stafi i spitalit të cilët ishin prezent gjatë lindjeve të shumta, thanë që kjo ishte e “jashtëzakonshme” gjë që “nuk ka ndodhur më parë”.

Të gjitha bebet dhe nënat janë në gjendje të mire, tha stafi i spitalit, që shtuan se ishte një ekip i madh duke përfshirë doktorët dhe infermierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat