BE zbulon vendet që konsiderohen ‘të sigurta’ nga sot

Evropë

BE zbulon vendet që konsiderohen ‘të sigurta’ nga sot

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

BE ka vendosur që nga sot, kufijtë e saj do të rihapen për qytetarët nga 15 vende që nuk janë anëtare të bllokut, përfshirë Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Japoninë.

Kina gjithashtu figuron në listën “e sigurt” megjithatë ajo i nënshtrohet një marrëveshje reciproke, e cila është ende në pritje.

Mbretëria e Bashkuar përfshihet automatikisht si “e sigurt”.

Në listë nuk figurojnë SHBA-ja, Brazili dhe Rusia – vendet që kanë raportuar numër të lartë të rasteve me Covid-19, raporton BBC.

Sidoqoftë, vendimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm dhe shtetet mund të zgjedhin të mos hapen për të gjitha vendet në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat