Skandali me maskat në Slloveni: Arrestohet ministri i Ekonomisë, dorëhiqet ai i Brendshëm - Bota Sot
Skandali me maskat në Slloveni: Arrestohet ministri i Ekonomisë, dorëhiqet ai i Brendshëm

Evropë

Skandali me maskat në Slloveni: Arrestohet ministri i Ekonomisë, dorëhiqet ai i Brendshëm

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:45
Ales Hojs

Ministri i brendshëm slloven Ales Hojs ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i ekonomisë Pocivalsek u arrestua në kuadër të një hetimi për parregullsi në blerjen e mjeteve mbrojtëse gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa, kreu i policisë ka dorëzuar mandatin e tij në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në këtë çështje.

Ministri i ekonomisë, që sipas mediave sllovene dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në operacionet e blerjeve të materialeve mjekësore dhe shëndetësore, ka mohuar akuzat dhe është lënë i lirë pas kontrollit që iu bë banesës dhe zyrës së tij.

Kryeministri konservator Janez Jansa ndërhyri në mbrojtje të ministrit të brendshëm duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të motivuar politikisht, dhe të mbështetur nga opozita për të destabilizuar situatën duke vënë në vështirësi qeverinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat