Përdorën anestezion për kafshë, dy burra dërgohen në spital në gjendje të rëndë në Angli - Bota Sot
Përdorën anestezion për kafshë, dy burra dërgohen në spital në gjendje të rëndë në Angli

Evropë

Përdorën anestezion për kafshë, dy burra dërgohen në spital në gjendje të rëndë në Angli

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:50
Ilustrim

Dy burra në Angli janë shtruar në spital sot pasi kanë përdorur ilaçin anestezik për kafshët “Isoflurana”.

Mendohet se të dy këta burra kanë përdorur ilaçet e vjedhura dhe kanë përfunduar në gjendje të rëndë. Sipas deklaratës së policisë një burrë është 40 vjeç dhe tjetri është 50 vjeç.

Isoflurane, i njohur ndryshe edhe si ‘Iso-Flo’, është përdorur për të anestezuar kuajt dhe qentë, por mund të shkaktojë një reagim kërcënues për jetën nëse gëlltitet.

Burri i parë që u dërgua në spital, një burrë në të 50-at e tij nga Basingstoke, mbetet në një gjendje të rëndë në kujdesin intensiv.

Burri i dytë në të 40-at e tij nga Basingstoke, mori trajtim mjekësor pasi u dërgua në spital rreth mesnatës së natës së kaluar.

Dy burra, një 36-vjeçar dhe një 47-vjeçar, të dy nga Basingstoke janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje dhe aktualisht mbeten në paraburgim.

“Ne po përsërisim paralajmërimin se marrja e ilaçeve që nuk janë të përshkruara për ju dhe nuk janë të destinuara për përdorim njerëzor, mund të ketë një efekt domethënës dhe serioz në shëndet”, është shprehur policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat