Covid-19/ Babai i Boris Johnson-it shkel rregullat e të birit, udhëton drejt Greqisë

Evropë

Covid-19/ Babai i Boris Johnson-it shkel rregullat e të birit, udhëton drejt Greqisë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:48
Stanley Johnson

Duke thyer kufizimet e vendosura nga djali i tij, Boris Johson dhe qeveria greke, babai i kryeministrit britanik mbërriti në Greqi mbrëmë, përmes Bullgarisë.

Stanley Johnson, 79 vjeç shkoi në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion. Ai as nuk hezitoi të postojë foto në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar pamje nga udhëtimi.

Babai i Johnson-it udhëtoi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.

Duke folur nga ballkoni i vilës së tij, Stanley Johnson tha:

“Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër koronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm”.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Stanley Johnson ka shkelur rekomandimet e qeverisë britanike. Para se të vendosej karantina, ai deklaroi se do të vazhdojë të shkonte në bar, pavarësisht 79 viteve të tij.

“Sigurisht që do të shkoj në një bar, nëse dua të shkoj në një të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat