Putin fitore plebishitare, rreth 70% e rusëve e duan president deri në 2036 - Bota Sot
Putin fitore plebishitare, rreth 70% e rusëve e duan president deri në 2036

Evropë

Putin fitore plebishitare, rreth 70% e rusëve e duan president deri në 2036

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:35
Foto

Rezultatet preliminare tregojnë se në plebishitin jodetyrues në Rusi janë përkrahur amendamentet kushtetuese, që mes tjerash i hapin rrugën presidentit rus, Vladimir Putin të garojë për dy mandate tjera dhe të mbesë në pushtet deri më 2036.

Komisioni Qendror Zgjedhor në Rusi ka thënë se pas numërimit të 98 për qind të votave, rreth 78 për qind e votuesve kanë votuar në të mirë të paketës së miratuar nga Kremlini, që përmban më shumë se 200 amendamente.

"Pas numërimit të të gjithë fletëvotimeve, 77.9% votuan për paketën e reformës dhe 21.3% kundër", tha komisioni zgjedhor.

Dalja zyrtare në votime ka qenë rreth 65 për qind, ka njoftuar Komisioni Zgjedhor.

Procesi i votimit ka zgjatur për më shumë se një javë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ella Pamfilova, udhëheqëse e Komisionit, ka thënë se votimi ka qenë transparent dhe se zyrtarët kanë bërë gjithçka që të sigurojnë integritet, mirëpo kritikët kanë kundërshtuar rezultatin.

“’Rezultatet’ e publikuara janë gënjeshtra dhe të rreme”, ka thënë politikani opozitar, Aleksei Navalny.

“Ato nuk kanë asgjë të përbashkët me opinionin e qytetarëve të Rusisë”.

Navalny u ka thënë mbështetësve të tij përmes një video-incizimi se “nuk do ta njohë kurrë këtë rezultat”.

Putin, ish-zyrtari i KGB-së, 67-vjeçar, mund të garojë edhe për dy mandate tjera si president, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024.

Putin ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër nga viti 2000.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat