Vuçiq pritet ta karantinojë Beogradin nga sonte

Evropë

Vuçiq pritet ta karantinojë Beogradin nga sonte

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:25
Aleksandar Vuçiq

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 359 persona të infektuar me koronavirus në Serbi.

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

9,013 është numri i personave që u testuan në 24 orët e fundit.

Serbia aktualisht i ka 1.996 raste aktive me COVID-19, 81 prej tyre janë në respirator.

Sonte pas mbledhjes së Shtabit të Krizave, presidenti i Serbisë pritet ta shpallë vendimin përfundimtar për masat e reja rigoroze për parandalimin e koronavirusit.

Siç raporton mediumi serb B92, Vuçiq po mendon për rivendosjen e shtetrrethimit ose mbylljen e plotë të Beogradit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat