BE-ja i dha dritën jeshile, por Serbia dhe Mali i Zi penalizohen - Bota Sot
BE-ja i dha dritën jeshile, por Serbia dhe Mali i Zi penalizohen

Evropë

BE-ja i dha dritën jeshile, por Serbia dhe Mali i Zi penalizohen

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Shumica e vendeve të BE-së nuk do t`i hapin kufijtë për shtetasit serbë e malazezë, pavarësisht rekomandimit të Këshillit Europian për t`i hequr hequr kufizimet e hyrjes në Bashkimin Europian 15 vendeve, e këtu përfshihej edhe Serbia e Mali i Zi.

Për momentin, shtetasit e Malit të Zi mund të udhëtojnë në 10 vende të bllokut, dhe serbët në nëntë. Brukseli do ta rishikojë cdo dy javë listën e tij të vendeve të treta, dhe ajo mund të përditësohet në Këshill.

“Nëse situata në një vend të tretë përkeqësohet shpejt, atëherë do të merren vendime të menjëhershme”, thuhej në deklaratën e Këshillit. Gjermania nuk e pranoi listën e plotë të vendeve të rekomanduara nga BE-ja. Ajo lejoi Malin e Zi, por Serbinë jo".

Ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se vendi i tij nuk do t'i hapë kufijtë me asnjë shtetet tjetër të kësaj liste, përveç Serbisë. Në fakt, Hungaria ishte vendi i parë i bllokut që i hapi kufijtë e saj për Serbinë në 25 maj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat