Turqia shtyn vendimi për kthimin e Aja Sofia në xhami - Bota Sot
Turqia shtyn vendimi për kthimin e Aja Sofia në xhami

Evropë

Turqia shtyn vendimi për kthimin e Aja Sofia në xhami

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:36
Turqia

Një gjykatë turke ka vonuar një vendim nëse Aja Sofia në Stamboll mund të shndërrohet në një xhami.

Sipas BBC, Këshilli i Shtetit – organi më i lartë administrativ i Turqisë – tha se ai do të marrë një vendim brenda 15 ditësh, pas një seance që zgjati vetëm 17 minuta.

Siç shkruan më tej BBC, Zona e Trashëgimisë Botërore 1.500 vjeçare e UNESCO-s ishte fillimisht një katedrale para se të bëhej një xhami dhe më pas një muze në vitet ’30.

Dhe ajo mund të bëhet përsëri një xhami nëse gjykata e aprovon masën.

Ndryshe, presidenti i Turqisë Rexhep, Tajip Erdogan, bëri thirrje për ndryshimin gjatë një tubimi zgjedhor vitin e kaluar.

Islamistët në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në xhami, por anëtarët e opozitës laike kanë kundërshtuar këtë veprim.

Po sipas BBC, propozimi ka nxitur kritika ndërkombëtare, nga liderë fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

Zëvendësdrejtori i UNESCO, Ernesto Ottone Ramirez u pajtua se ishte e nevojshme miratimi më i gjerë, në një intervistë për gazetën greke Ta Nea.

Organi i OKB i kishte shkruar Turqisë në lidhje me propozimin, por ai nuk mori përgjigje, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat