Ulen ndjeshëm vdekjet në Britani/ Konfiromohen 45 viktima nga COVID-19 në 24 orë - Bota Sot
Ulen ndjeshëm vdekjet në Britani/ Konfiromohen 45 viktima nga COVID-19 në 24 orë

Evropë

Ulen ndjeshëm vdekjet në Britani/ Konfiromohen 45 viktima nga COVID-19 në 24 orë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 18:54
Britani

Ditën e sotme, zyrtarët britanikë kanë konfirmuar edhe 45 vdekje nga koronavirusi, duke e rritur numrin zyrtar të viktimave në 43,951.

Shifrat e sotme përfshijnë vetëm një pjesë të vdekjeve, duke shtuar përditësimet nga Shëndeti Publik në Angli, Skoci dhe Irlandën Veriore, raporton Dailymail.

Një përmbledhje e plotë në mbarë Britaninë e Madhe do të publikohet më vonë këtë pasdite nga Departamenti i Shëndetësisë, i cili shpesh është shumë më i lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara në çdo mjedis.

Anglia njoftoi se 35 persona vdiqën në spitalet e saj midis 2 prillit dhe 1 korrikut. Tetë vdekje të tjera u konfirmuan sot në Uells, së bashku me një në Skoci dhe Irlandën Veriore.

Të dhënat e sotme vijnë pasi 176 vdekje të tjera u konfirmuan dje.

Për krahasim, 149 vdekje të konfirmuara nga laboratori janë regjistruar të enjten e kaluar, si dhe 137 një javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat