Lajm i mirë për ata që ia kanë frikën koronavirusit, KE mirato përdorimin e ilaçit - Bota Sot
Lajm i mirë për ata që ia kanë frikën koronavirusit, KE mirato përdorimin e ilaçit

Evropë

Lajm i mirë për ata që ia kanë frikën koronavirusit, KE mirato përdorimin e ilaçit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:40
Foto Ilustrim

Komisioni Evropian (KE) ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Ky është ilaçi i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian (BE) për trajtimin e koronavirusit.

Në deklaratën e KE-së thuhet se ky miratim, që u vendos me procedurë të përshpejtuar, vjen pas rekomandimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), dhe pas miratimin nga vendet anëtare të BE-së.

“Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi kryesore e KE-së, prandaj të dhënat për Remdesivirin janë vlerësuar në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër”, thuhet në deklaratë.

Komisionarja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, vlerësoi se miratimi është një hap i rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi.

“Kjo tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të reaguar shpejt”, tha Kyriakides.

Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

Ende janë duke u bërë prova për efektivitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike, shkruan Rel.

Më 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz për pacientët e shtruar në spital.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat