Rusia e gatshme për eksport të ilaçit “Favipiravir” - Bota Sot
Rusia e gatshme për eksport të ilaçit “Favipiravir”

Evropë

Rusia e gatshme për eksport të ilaçit “Favipiravir”

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:34
“Favipiravir"

Për shkak të mungesës së ilaçeve kundër Kovid-19 në botë, Fondi i Investimeve Direkte të Rusisë është i gatshëm ta eksportojë ilaçin “avifavir”(Favipiravir), ndërsa vendimi është marrë pasi SHBA-ja ka vendosur t’i blejnë pothuajse të gjitha rezervat botërore për muajt e ardhshëm të ilaçit “remedivir”, i cili përdoret për të njëjtin qëllim.

Duke theksuar se “avifavir” është më i mirë nga konkurrenca lidhur me efikasitetin, përfshirë edhe “remdesivir”-in, drejtori i përgjithshëm i Fondit, Kiril Dimitrijev, deklaroi se më shumë se 50 shtete në botë tashmë kanë shprehur interes për ilaçin rus, transmeton TASS-i.

“Në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike “Kemrar”, prodhimi dhe disponueshmëria e “avifavir-it në botë do të zgjerohen në muajt e ardhshëm”, ka shtuar Dimitrijevi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat