Të drejtat e pasagjerëve, KE merr masa ndaj Italisë e Greqisë

Evropë

Të drejtat e pasagjerëve, KE merr masa ndaj Italisë e Greqisë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:17
KE merr masa ndaj Italisë e Greqisë

Zyrtarët e BE-së kanë hapur një proces kundër Greqisë dhe Italisë pasi kanë lejuar që gjatë periudhës së pandemisë kompanitë e tyre ajrore dhe detare t’u ofrojnë udhëtarëve vetëm kuponë si kompensim për pezullimin e udhëtimeve, pa pasur mundësi që të kërkojnë para cash.

“Këto dy shtete, Greqia dhe Italia, kanë miratuar një legjislacion që lejon linjat ajrore të ofrojnë kuponë si e vetmja mënyrë për  kompensim, e cila shkon kundër direktivës për të drejtat e pasagjerëve, që nënvizon  qartë se pasagjerët kanë të drejtë të zgjedhin rimbursim në vend të  kuponit”, thotë Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i KE.

Athina dhe Roma kanë tani dy muaj kohë për t'iu përgjigjur "letrës së njoftimit zyrtar" të dërguar nga Brukseli. Dhe më pas rrezikojnë të gjobiten.

KE gjithashtu ka dërguar letra njoftimi zyrtare për të njëjtën arsye për operatorët turistikë, në dhjetë shtete, Çeki, Qipro, Franca, Kroacia, Lituania, Polonia, Portugalia dhe Sllovakia. Shoqata Evropiane e Konsumatorëve (BEUC) e ka mirëpritur vendin e Komisionit Evropian.

Në një deklaratë për mediat, ata thanë se "tani është në duart e qeverive të sigurojnë që personat të cilëve iu nevojitet rimbursimi, të rimbursohen dhe të rivendosin besimin në sektorin e udhëtimit dhe turizmit. Ata gjithashtu theksojnë do të qëndrojnë vigjilentë dhe do të ndjekin nga afër reagimet e shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat