Kompania ajrore “Air France-KLM” do të “shkurtojë” 7,500 vende pune

Evropë

Kompania ajrore “Air France-KLM” do të “shkurtojë” 7,500 vende pune

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Kompania ajrore “Air France-KLM” planifikon të “shkurtojë” më shumë 7,500 vende pune në selinë e saj në Francë.

Sipas mediave të huaja, kompania e dytë më e madhe në Evropë, ka njoftuar se shkarkimet do të ndodhin gjatë tre viteve të ardhshme

Rikuperimi i linjës sipas tyre, nuk pritet të ndodhë deri para vitit 2024, kjo pasi gjatë krizës së coronavirusit, të ardhurat ranë me 95 për qind, dhe humbjet u raportuan të jenë rreth 15 milionë euro në ditë.

Ndryshe, përveç kompanisë, “Air France-KLM”, edhe prodhuesi më i madh në botë i avionëve Airbus, njoftoi ditë më parë se do të “shkurtojë” 15 mijë vende të pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat