Zvicra e para në botë për prodhimin e ventilatorëve, në luftën kundër koronavirusit

Evropë

Zvicra e para në botë për prodhimin e ventilatorëve, në luftën kundër koronavirusit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:45
Ilustrim

Kompania zvicerane “Hamilton Bonaduz AG” ka ngritur normën e prodhimit në mënyrë që së shpejti mund të sigurojë 900 ventilatorë për Zvicrën. Por, jo vetëm kaq, së fundmi, qeveria mbështet prodhimin e ventilatorit me kosto të ulët edhe jashtë vendit.

Instituti i teknologjisë federale zvicerane ETH Cyrih ka zhvilluar një mënyrë për të prodhuar ventilatorë të thjeshtë dhe me kosto të ulët. Sipas marrëveshjes, grupi i parë i pajisjeve do të prodhohet në Ukrainë.

Qeveria zvicerane ka nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për të filluar një projekt fillestar zviceran që do të prodhojë ventilatorë të thjeshtë dhe të përballueshëm.

Ventilatorët – pajisjet mekanike të frymëmarrjes – janë vendimtare në luftën për të shpëtuar pacientët, mushkëritë e të cilëve sulmohen nga virusi dhe për këtë Zvicra duket se nuk do të ketë problem shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, një në gjashtë pacientë COVID-19 sëmurët rëndë dhe mund të zhvillojë vështirësi në frymëmarrje, dhe nevoja e ventilatorëve është jetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat