Gjinia do të hiqet nga letërnjoftimet në Holandë - Bota Sot
Gjinia do të hiqet nga letërnjoftimet në Holandë

Evropë

Gjinia do të hiqet nga letërnjoftimet në Holandë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Brenda pak viteve, gjinia e qytetarëve holandezë nuk do të përmendet më në kartën e tyre të identitetit, një gjeneralitet i konsideruar si “i padobishëm” nga Ministrja e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, Ingrid van Engelshoven.

Në një letër drejtuar parlamentit, ministrja, gjithashtu e ngarkuar me emancipimin, njoftoi qëllimin e saj për të hequr gjeneralitetin e gjinisë në kartat e identitetit “nga viti  2024”.

Ingrid van Engelshoven dëshiron “të kufizojë sa më shumë që të jetë e mundur përmendjen e panevojshme të gjinisë”.

“Holanda nuk do të ishte shteti i parë anëtar që do të ketë një letërnjoftim pa përmendur gjininë. Karta e identitetit gjerman nuk e përmend seksin”, shkruan ministrja.

Van Engelshoven beson se qytetarët duhet të jenë në gjendje të “formojnë identitetin e tyre dhe ta jetojnë atë në liri dhe siguri të plotë”.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për njerëzit që përjetojnë probleme me këtë kategori gjinore në kartat e tyre të identitetit ditë pas dite”, thanë homoseksualët holandezë dhe organizatat e tjera për të drejtat e minoriteteve seksuale.

Holanda gjithashtu ndërmori një hap drejt njohjes së një seksi të tretë në vitin 2018, kur një qytetar i lindur interseks kishte marrë nga drejtësia të drejtën të mos kishte nevojë të regjistrohej si burrë apo grua në të certifikate lindjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat