Pornografia e fëmijëve në internet/ Operacion gjigant në Itali, arrestime në 15 rajone të ndryshme

Evropë

Pornografia e fëmijëve në internet/ Operacion gjigant në Itali, arrestime në 15 rajone të ndryshme

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Në 15 rajone të ndryshme, policia italiane nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj individëve të dyshuar për përfshirje në pornografinë e fëmijëve në internet.

Kërkime u bënë për rreth 50 të dyshuar midis moshave 19 dhe 55 vjeç si edhe të paktën tre arrestime, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Tashmë, një i dyshuar është në paraburgim.

Hetuesit, të koordinuar nga autoritetet në qytetin veriperëndimor të Torinos, po hetojnë për posedimin dhe shkëmbimin e pornografisë për fëmijë.

Ekziston gjithashtu një hetim për abuzimin e të miturve.

”Materiali nga një rast i njohur tashmë ndihmoi për t’i vendosur autoritetet në rrugën e rrjetit më të madh”, raportoi ANSA.

Sipas njoftimeve të medieve, hetuesit kanë fotografi të tmerrshme të fëmijëve të abuzuar.

Këta fëmijë gjithashtu thuhet se janë shkëmbyer ndërkombëtarisht përmes platformave të internetit.

Gjyqësori italian ka bashkëpunuar me Qendrën Kanadeze Kundër Abuzimit ndaj Fëmijëve, NCECC, në hetimet e saj për muaj të tërë në rrjetet online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat