A ka shanse që Covid-19 të zhduket? Eksperti italian bën deklaratën e fortë - Bota Sot
A ka shanse që Covid-19 të zhduket? Eksperti italian bën deklaratën e fortë

Evropë

A ka shanse që Covid-19 të zhduket? Eksperti italian bën deklaratën e fortë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:25
Zangrillos

Zangrillos pretendon se ky është një parashikim optimist, pasi ai thotë se tashmë bota është ende në valën e parë të Covid-19. Pasi specifikoi ditët e fundit se 21 vdekjet e regjistruara në Lombardi nuk ishin shkaktuar nga Covid-19 por nga patologjitë e mëparshme, mjeku përpiqet edhe një herë të rivendosë qetësinë, duke përfituar nga një intervistë dhënë “Corriere” për të shpjeguar që masat e izolimit dhe distancës shoqërore në të vërtetë kanë shërbyer për të ulur ngarkesën virale.

Por jo vetëm, pasi përveç kësaj, në fakt e ashtuquajtura “forcë vdekjeprurëse” e virusit gjithashtu është ulur ndjeshëm.

A jemi në fund të valës së parë të Covid-19?

Mendoj që po. Të gjithë në fakt po presin valën e dytë, por unë jam optimist se ajo nuk do të vijë dhe virusi do të ndalet këtu.

A është virusi më pak agresiv?

Veçanërisht në Itali, ai është më pak vdekjeprurës. Koronavirusi, po bën atë që bëjnë të gjithë viruset e tjera, po përshtatet me trupin e njeriut. Gjithashtu ka mundësi të ndryshojë disa nga karakteristikat e tij gjatë evolucionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat