Protesta para thertores që lidhet me mbi 1 mijë raste të infeksionit me COVID-19 - Bota Sot
Protesta para thertores që lidhet me mbi 1 mijë raste të infeksionit me COVID-19

Evropë

Protesta para thertores që lidhet me mbi 1 mijë raste të infeksionit me COVID-19

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:56
Gjermani

Aktivistët për të drejtat e kafshëve në Gjermani u përpoqën të bllokojnë hyrjen në thertoren e cila është kthyer në epiqendër të një grupi të madh të infeksioneve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Policia në qytetin perëndimor Bielefeld konfirmoi se të shtunën herët rreth 20 njerëz u mblodhën në hyrje të thertores, e cila është një nga më të mëdhatë në Gjermani.

Protestat u organizuan nga Grupi Së Bashku Kundër Industrisë së Kafshëve, ku disa prej anëtarëve të saj kanë hedhur banderolat nga çatia e thertores duke kërkuar  mbylljen e saj.

Mbi 1.000 raste me COVID-19 në rajon lidhen me thertoren në Bielefeld, e cila ka shkaktuar një bllokim të pjesshëm të dy rretheve.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve dhe sindikatat e punës kanë kritikuar kushtet për kafshët dhe punëtorët në fabrikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat