Greqia nuk i pranon kushtet e BE-së për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Evropë

Greqia nuk i pranon kushtet e BE-së për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Greqia nuk do të pranojë kushte të rrepta të Bashkimit Evropian për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Kështu ka deklaruar kryeministri Kyriakos Mitsotakis për gazetën ‘Financial Times’ gjatë një intervistë e cila u botua të dielën.

“Grekët janë pjekur shumë. Dhe ne duam të bëjmë reformat tona”, tha ai. Sipas tij një pauzë gjashtë mujore ekonomike ishte e mjaftueshme dhe nuk kishte nevojë për ndonjë “kushtëzim shtesë të rreptë”.

Të premten, ndërsa fliste në parlament, kryeministri grek njoftoi për ndihma me vlerë prej 3.5 miliardë euro për të mbështetur bizneset e dëmtuara.

Ekonomia greke pritet të tkurret me rreth 8% në 10% këtë vit para se të rikuperohet në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat