Turqia teston me sukses raketën e parë detare, goditi cakun 200 kilometra larg

Evropë

Turqia teston me sukses raketën e parë detare, goditi cakun 200 kilometra larg

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Raketa e parë detare e prodhuar plotësisht në Turqi është testuar me sukses në këtë shtet, njoftoi një zyrtar i lartë në industrinë e mjeteve të mbrojtjes.

“Raketa Atmaca i ka kryer funksionet e saj në mënyrë të përkryer, me sukses e ka goditur cakun në largësi prej mbi 200 kilometrash dhe është e gatshme të futet në inventarin e armëve”, tha Ismail Demir, kryetar i Presidencës për Industri të Mbrojtjes.

E prodhuar nga prodhuesi i raketave “Roketsan”, raketa “Atmaca” pritet të bëhet pjesë e inventarit të ushtrisë turke para fundit të këtij viti, duke e zëvendësuar raketën amerikane “Harpoon”, shkruan “Anadolu”.

Sipas prodhuesit, “Atmaca” është raketë me saktësi të madhe, me rreze të gjatë, që përdoret kundër anijeve dhe mund të montohet në barka patrulluese, fregata dhe korveta.

Kjo raketë ka rreze veprimi më të gjatë se 200 kilometra, duke paraqitur kërcënim për caqet që janë shumë më larg rrethit të dukshmërisë horizontale.

Veprimi i saj mund të ndryshohet përmes përditësimit të të dhënave për cakun, risulmim dhe ndërprerje të sulmit përmes lidhjes moderne të të dhënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat