Dyshime për kushtet e rimëkëmbjes, Kryeministri grek: S’do të pranojmë kushtet e rrepta të BE-së - Bota Sot
Dyshime për kushtet e rimëkëmbjes, Kryeministri grek: S’do të pranojmë kushtet e rrepta të BE-së

Evropë

Dyshime për kushtet e rimëkëmbjes, Kryeministri grek: S’do të pranojmë kushtet e rrepta të BE-së

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:00
Kyriakos Mitsotakis

Në një intervistë për “Financial Times”, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehet se ai nuk do të pranojë kushtet e rrepta të BE për përdorimin e ndihmës emergjente ofruar për situatën e krijuar nga pandemia. Një deklaratë e tillë vjen në kohën kur ende mbeten të vështira negociatat mes drejtuesve të BE për fondin e propozuar të rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.

“Grekët janë maturuar. Dhe ne duam të bëjmë reformat tona. Një rishikim gjashtë mujor i performancës ekonomike të kryer nga Komisioni Evropian ishte i mjaftueshëm dhe nuk kishte nevojë për ndonjë "kushtëzim shtesë të rreptë", theksoi Mitsotakis.

Gjatë intervistës ai shtoi  se Greqia kishte një "agjendë reformuese agresive" që do të përqendrohej në "tranzicionin e gjelbër", "tranzicionin digjital" dhe inkurajimet për investime pjesërisht përmes programit të privatizimit.

Pak ditë më parë  ndërsa fliste në parlament, kryeministri grek njoftoi ndërmarrjen e masave të reja me vlerë 3.5 miliardë euro për të mbështetur bizneset e dëmtuara nga  izolimi.

Në vitin  2018 Greqia doli nga një krizë dhjetëvjeçare financiare  dhe po shpresonte për një rimëkëmbje më fortë në vitin 2020. Por, bllokimi mbarëkombëtar i imponuar në Mars për të parandaluar përhapjen e coronavirus ka kthyer çdo pritshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat