​Louvre hapet të hënën, priten deri në 10,000 vizitorë në ditë - Bota Sot
​Louvre hapet të hënën, priten deri në 10,000 vizitorë në ditë

Evropë

​Louvre hapet të hënën, priten deri në 10,000 vizitorë në ditë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:09
​Louvre

Muzeu Louvre në Paris rihapet të hënën, por me kufizime të caktuara për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Disa pjesë të kompleksit më të vizituar në botë do të jenë ende të mbyllura për vizitorët.

Louvre u mbyll në 13 mars dhe kjo është arsyeja pse muzeu regjistroi humbje prej më shumë se 40 milionë euro, tha drejtori i muzeut, Jean-Luc Martinez.

"Në rastin më të mirë, ne do të kemi 20 deri në 30 për qind të vizitorëve në krahasim me numrin që kemi pasur verën e kaluar, që është midis 4,000 dhe 10,000 në ditë," tha ai.

Nga 10 milionë vizitorë në 2018, pothuajse tre të katërtat janë turistë të huaj që nuk janë aty tani, transmeton RFI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat