Rusi, shkon në mbi 681 mijë numri i rasteve me Covid-19 - Bota Sot
Rusi, shkon në mbi 681 mijë numri i rasteve me Covid-19

Evropë

Rusi, shkon në mbi 681 mijë numri i rasteve me Covid-19

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:28
Foto Ilustrim

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 681.251, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 10.161.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.736 raste të reja me virusin dhe 134 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 450.750, me 3.871 të shëruar në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.

Në Moskë janë regjistruar 650 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224.860, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.953, me 24 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 21 milionë teste.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat