Qentë në Londër po trajnohen për t’i nuhatur të infektuarit me COVID-19

Evropë

Qentë në Londër po trajnohen për t’i nuhatur të infektuarit me COVID-19

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:48
Foto Ilustrim

Në një projekt të drejtuar nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, Qenve të Detektimit Mjekësor dhe Universitetit Durham, Dr. Claire Guest po trajnon disa qenë për t’i mësuar ata që nëpërmjet nuhatjes t’i dallojnë paceintët e infektuar me COVID-19.

Dr. Claire Guest i cili ka trajnuar dhe më parë qenë për të zbuluar aromën e malaries, kancerit dhe sëmundjes së Parkinsonit, thotë se qentë tashmë po tregojnë shenja shumë të mira se mund ta dallojnë sëmundjen dhe se trajnimi i tyre po shkon shumë mirë.

Nëse ka sukses, ka shpresë se qentë mund të përdoren për t’i kontrolluar në aeroporte njerëzit që janë të infektuar me koronaviurs.

Por, një tjetër mënyrë se si mund të vijnë në ndihmë këta qenë është duke u vënë në dispozicion në qendra testimi, duke ulur kështu kohën që i duhet një doktori për të zbuluar nëse një pacient është i infektuar apo jo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat