Një tjetër rajon në Spanjë vendoset në izolim, për shkak të shpërthimit të ri të coronavirusit - Bota Sot
Një tjetër rajon në Spanjë vendoset në izolim, për shkak të shpërthimit të ri të coronavirusit

Evropë

Një tjetër rajon në Spanjë vendoset në izolim, për shkak të shpërthimit të ri të coronavirusit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:24
Spanjë

Një tjetër rajon spanjoll i përbërë nga 70 mijë banorë po kthehet në izolim, pas një shpërthimi të ri të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për La Marina, e cila shtrihet 90 milje në lindje të La Coruna në Galicia, ndërsa raportohet se tubimet e më shumë se 10 personave do të ndalohen, për të parandaluar përhapjen.

Ndërkohë, përdorimi i maskave do të bëhet i detyrueshëm, në çdo kohë, përfshirë edhe në plazhe dhe pishina.

Baret dhe restorantet do të mbyllen më herët, ndërsa do të detyrohen të “tkurrin” numrin e klientëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat