Përfundon procesi i votimit në Kroaci, këto janë rezultatet e exit pollit

Evropë

Përfundon procesi i votimit në Kroaci, këto janë rezultatet e exit pollit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:31
Kroaci

Në orën 19:00, qendrat e votimit ku qytetarët kroatë zgjodhën përfaqësuesit në Parlamentin Kroat në legjislaturen e dhjetë u mbyllën.

Rezultatet e para zyrtare priten në 21:00 në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe rezultatet e exit poll kanë dalë.

Partia e kryeministrit aktual, Andrej Plenkovic ka fituar 61 mandate, që janë 6 më shumë se zgjedhejt e kaluara. Partia tjetër Restart ka fituar 44 ulëse. Këto janë rezultatet e exitpolleve. Parlamenti i Kroacisë ka gjithsej 151 ulëse dhe për të krijuar shumicën, Plenkovicit i duhet koalicion me një aprti më të vogël.

Zgjedhjet në Kroaci janë mbajtur me masa shtesë për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

1 milion e 150 mijë persona kanë dalë në zgjedhje apo 34.04% e votuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat