Çfarë po ndodh në Spanjë? Policia mbyll dhjetëra plazhe dhe largon turistët - Bota Sot
Çfarë po ndodh në Spanjë? Policia mbyll dhjetëra plazhe dhe largon turistët

Evropë

Çfarë po ndodh në Spanjë? Policia mbyll dhjetëra plazhe dhe largon turistët

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:57
Policia mbyll dhjetëra plazhe dhe largon turistët

Në Spanjë nuk do mund të bëhet plazh lirisht. Dhjetëra plazhe spanjolle do të mbyllen pasi dje turma të mëdha njerëzish vërshuan drejt bregut.

Policia është detyruar të kthejë mbrapsht një numër të madh turistësh që kërkonin të bënin plazh në Costa del Sol, madje janë mbyllur disa rezorte në Benalmadena, bën me dije El Pais.

Plazhet në Malaga gjithashtu janë detyruar të reduktojnë numrin e turistëve për të mbajtur distancimin social.

Pak ditë më parë u raportua se disa zona të Galisias dhe Katalonjës rikthyen në izolim total mijëra njerëz pas shtimit të vrullshëm të rasteve me Covid-19.

Malaga ishte qyteti më i afektuar, i ndjekur nga Cadiz dhe Huelva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat