Zvicër, bëhet e obligueshme vendosja e maskës në transport publik

Evropë

Zvicër, bëhet e obligueshme vendosja e maskës në transport publik

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në Zvicër, që sot në fuqi është mbajtja e obligueshme e maskës mbrojtëse në transportin publik.

Maskat, gjithashtu, që sot janë të obligueshme në të gjitha fluturimet e kompanisë “Suis”.

Deri më sot, maska mbrojtëse ishte vetëm rekomandim. Megjithatë shumica e kishin injoruar rekomandimin për çka masa tani është e obligueshme.

Në Zvicër deri më tani janë evidentuar mbi 32 mijë raste të të infektuarve me koronavirusr dhe afro 2000 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat