Në Francë rrihet për vdekje shoferi i autobusit që nuk lejon udhëtarët të hyjnë pa maska - Bota Sot
Në Francë rrihet për vdekje shoferi i autobusit që nuk lejon udhëtarët të hyjnë pa maska

Evropë

Në Francë rrihet për vdekje shoferi i autobusit që nuk lejon udhëtarët të hyjnë pa maska

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Ngasësi i një autobusi në jugperëndim të Francës ka pësuar vdekje klinike, pasi që është rrahur prej pasagjerëve, që refuzonin t’i mbanin maskat.

Shoferi në Bayonne kishte refuzuar t’i lërë disa njerëz – që nuk kishin bileta dhe nuk po bartnin maska – të hypnin në autobus të dielen mbrëma, shkruan BBC.

Shoferi, rreth 50-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda, pasi që e kanë goditur vazhdimisht.

Ai është shpallur i vdekur klinikisht të hënë.

Sipas “France Bleu”, një numër personash janë arrestuar, derisa shërbimet e autobusëve rajonalë po hasin në vështirësi të mëdha, pasi që shoferët po refuzojnë të shkojnë në punë.

Maskat janë obligative në këtë pjesë të Francës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat