Italia shton masat e kontrolleve për hyrjet nga vendet jashtë zonës Schengen - Bota Sot
Italia shton masat e kontrolleve për hyrjet nga vendet jashtë zonës Schengen

Evropë

Italia shton masat e kontrolleve për hyrjet nga vendet jashtë zonës Schengen

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Italia shton masat e kontrollit për personat që hyjnë në territorin italian nga vendet e jashtë zonës Schengen duke aplikuar kryerjen e tamponëve në aeroporte

Në një dokument shpërndarë për mediat, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza informon se duhet bërë gjithçka është e mundur për të shtuar kontrollet ndaj personave që vijnë nga vendet e zonës ekstra Schengen me një situatë pandemie të qëndrueshme.

Urdhëresa e 30 qershorit 2020 e Ministrisë së Shëndetësisë kërkon karantinim 14 ditë e mbikëqyrje shëndetësore për të gjithë personat që hyjnë në Itali nga vendet jashtë zonës Schengen.

Pjesë e këtyre vendeve është dhe Shqipëria.

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka kërkuar kryerjen e tamponëve për udhëtarët që mbërrijnë në pikat kufitare të aeroporteve, edhe pse ministri Roberto Speranza thekson se "tamponët janë vetëm një masë shtesë që nuk duhet të zëvendësoj karantinimin."

Gjithashtu numri i 1 i sistemit shëndetësor italian rekomandon autoritetet lokale të provincave autonome, rajoneve e komunave italiane se në draft ligjin e lançimit të ekonomisë janë parashikuar 32 milionë euro fonde që mund të përdoren nga ata për të marrë me qira strukture hotelerie ku mund të aplikojnë karantinimin e izolimin e detyruar.

Këto fonde mund të përdoren dhe për të pajisur këto struktura me staf mjekësorë, për sterilizimin e higjienizimin e ambienteve e formimin e specializimin dhe të stafit të hotelit e të lavanderive.

Italia ka përfshirë në këto masa kontrolli kufitar dhe 4 vendet të zonës Schengen si Bullgaria, Rumania, Qipro e Kroacia, ku për arsye teknike qarkullimi i lirë i personave nuk ka hyrë ende në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat