​Italianët në frikë nga vatrat e reja me COVID-19, forcojnë kontrollet dhe masat - Bota Sot
​Italianët në frikë nga vatrat e reja me COVID-19, forcojnë kontrollet dhe masat

Evropë

​Italianët në frikë nga vatrat e reja me COVID-19, forcojnë kontrollet dhe masat

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Detyrimi për të shtruar në spital pacientët që refuzojnë trajtimin dhe forcimi i kontrollit të karantinës është pjesë e një plani për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali.

Plani gjithashtu përfshin testimin e pasagjerëve për koronavirus në aeroportet në Itali pas mbërritjes nga vendet jashtë zonës Shengen.

Pas shpërthimit të vatrave të reja në Itali, kryesisht pas ardhjes së italianëve nga jashtë ose shtetasve të huaj, autoritetet rajonale planifikojnë të forcojnë kontrollin dhe masat e caktuara.

"Të dhënat e reja për të infektuarit tregojnë se rihapja e kufijve për mbërritjet nga shumë vende është ende me rrezik të lartë dhe se duhen masa të reja dhe në kohë për të parandaluar dhe kontrolluar mbërritjet," tha presidenti i Lazio, Nicola Cingareti, njoftojnë mediat italiane.

Dekreti, i nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte, më 11 qershor, u delegon guvernatorëve të rajonit një vendim për zbutjen ose shtrëngimin e masave bazuar në të dhënat epidemiologjike, përfshirë futjen e "zonave të kuqe".

Corriere della Sera shkruan se rreziku i një sjelljeje të tillë shihet në rastin e "Vicenza", ku menaxheri i një kompanie doli pozitiv me Covid-19 pas kthimit nga Ballkani, i cili refuzoi trajtimin spitalor, duke vazhduar aktivitetet sociale dhe afariste, gjë që çoi në raste të reja pozitive në zonë.

Në Itali, më shumë se 240,000 njerëz janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i krizës, nga të cilat rreth 14,000 janë raste aktive, dhe më shumë se 34,000 kanë vdekur si pasojë e virusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat