Gruaja në Francë ndërron jetë, pasi ra nga një slitë rrotulluese në një park të lojërave - Bota Sot
Gruaja në Francë ndërron jetë, pasi ra nga një slitë rrotulluese në një park të lojërave

Evropë

Gruaja në Francë ndërron jetë, pasi ra nga një slitë rrotulluese në një park të lojërave

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:15
Foto

Një grua vdiq pasi ra nga një slitë rrotulluese në një park të lojërave në qytetin Oise të Francës.

Sipas mediave të huaja, i gjithë incidenti ndodhi të shtunën pasdite në Parc Saint-Paul, ndërsa lajmi u konfirmua nga autoritetet në Oise.

Gruaja 32 vjeçe, ra pasi frekuentoi slitën e “Formula 1 Coaster”.

Me këtë rast shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk ia dolën ta shpëtojnë atë.

Një tjetër incident vdekjeprurës kishte ndodhur në të njëjtën slitë rrotulluese në vitin 2009, tha drejtori i parkut Gilles Campion për CNN.

Atraksioni i “Formula 1 Coaster” është njëri nga 45 “makineritë eksploruese” në park, ndërsa të gjithë njerëzit mbi 1.2 metër gjatësi mund ta frekuentojnë atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat