Akademia e Shkencave e Britanisë: Mos dilni nga shtëpia pa maska

Evropë

Akademia e Shkencave e Britanisë: Mos dilni nga shtëpia pa maska

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 09:02
Foto Ilustrim

Kryetari i Shoqërisë Mbretërore, që në fakt është Akademia Kombëtare e Shkencave e Britanisë së Madhe, Venki Ramakrishnan, ka thënë se të gjithë duhet të vendosin maska kur të dalin nga shtëpia me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Profesori Ramakrishnan tha se ka dëshmi që maskat dhe mbulesat e ndryshme për fytyrë i mbrojnë ata që i vendosin si dhe personat që ndodhen përreth tyre, shkruan “BBC.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar është goxha mbrapa shumë shteteve, kur bëhet fjalë për përdorimin e maskave.

Autoritetet shëndetësore të Anglisë më parë kanë thënë se maskat nuk ka nevojë të vendosen në mjedis të hapur.

Ekspertët kanë mendime të ndryshme për përdorimin e maskave. Disa po mbështeten në dëshmitë se maskat duket që nuk e kanë ngadalësuar përhapjen e virusit në vendet aziatike dhe ka shqetësime se ato mund të japin ndjenjë të rreme të sigurisë.

Megjithatë, ka pajtueshmëri se maskat mund ta zvogëlojnë rrezikun që një person i infektuar ta bartë virusin te dikush tjetër.

Profesoi Ramakrishnan tha se publiku po mbetet skeptik për përfitimet nga maskat, sepse mesazhi nuk ka qenë mjaftueshëm i qartë dhe udhëzimet kanë qenë të paqëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat