Gjermania kundër sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të rrjetit të gazit!

Evropë

Gjermania kundër sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të rrjetit të gazit!

Nga: F.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 10:59
Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se propozimi amerikan për sanksione  kundër rrjetit të gazit “Rrjedha veriore 2” nga  Rusia është e kundërligjshëm dhe nuk do të implementohet, shkruan “Srpskidnevnik” transmeton “Bota Sot”.

“Mendojmë se sanksione eksterritoriale si ato që ShBA ka imponuar nuk i përgjigjen kuptimit tonë rreth asaj çka është legale. Duhet të pranojmë se ato vështirësojnë ndërtimin. Besojmë se me përfundimin e këtij projekti do ishte gjë shumë e mirë dhe ne në përputhje me këtë do të sillemi”, tha Merkel.

Propozimi dypalësh që sanksionet amerikane të zgjerohen edhe ndaj kompanive që janë të përfshira në ndërtimin e rrjetit të gazit, ka arritur kulmin në dhjetor duke shënjuar anijen që do vendos gypat. Shefi i gjigantit shtetëror ukrainas “Naftogaz” ka udhëtuar drejtë ShBA-ve në mars në mënyrë që të loboj për sanksione më të mëdha ndaj këtij projekti.

Kancelarja gjermane Merkel ka deklaruar se qeveria e saj u përkujdes që Ukraina të marr pjesën e saj përmes ndërmjetësimit të marrëveshjes 5 vjeçare me Rusinë, për shkak se gazi natyror rus edhe më tutje do kalojë nëpër Ukrainë.

“Merremi para së gjithave me projekte ekonomike, që natyrisht kanë implikime edhe politike. Për këtë qeveria federative ka punuar aq me përkushtim në bisedimet për transitin e gazit nga Ukraina në vitet që vijnë me qëllim që të sigurohet transiti rus dhe të ndërlidhen taksat transite”, shtoi ajo.

ShBA konfirmojnë se kanë për qëllim që të zvogëlojnë varshmërinë energjetike të BE-së nga Rusia duke pamundësuar mundësinë e Rusisë që të shtojë eksportin e gazit natyror dhe orientimin e saj rreth marionetës - Ukrainës.

Por Gjermania në muajin e shkuar ka theksuar se sanksionet e reja të vendosura nga ShBA do të pengojnë sovranitetin evropian dhe sigurinë energjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat