Gjermani, qentë trajnohen për të identifikuat të prekurit me koronavirus

Evropë

Gjermani, qentë trajnohen për të identifikuat të prekurit me koronavirus

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 13:35
Foto Ilustrim

Ushtria gjermane po trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me COVID-19.

Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane, thuhet se në projektin e përbashkët të zhvilluar nga universiteti veterinar i Hanoverit dhe qendra e trajnimeve ”Ulmen Vulkaneifel” ka filluar trajnimi për qentë që të identifikojnë njerëzit e prekur nga virusi.

Ky projekt theksohet se ka filluar duke u bazuar në aftësinë që qentë kanë në perceptimin e sëmundjeve nga përbërja molekulare e drogave dhe të nuhatjes.

Në këtë trajnim janë të përfshirë 10 qenë të racave ”pastor gjerman” si dhe qenë të racës britanike ”cocker spaniel” dhe ”retriever”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat