​KE: Evropa drejt një recesioni edhe më të thellë nga sa mendohej - Bota Sot
​KE: Evropa drejt një recesioni edhe më të thellë nga sa mendohej

Evropë

​KE: Evropa drejt një recesioni edhe më të thellë nga sa mendohej

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:49
KE

Efektet e pandemisë së COVID-19 në ekonominë e Bashkimit Evropian do të jenë edhe më shkatërruese nga sa mendohej fillimisht, sipas parashikimit të fundit nga Komisioni Evropian.

“Në 19 vendet e zonës së euros, PBB-ja pritet të tkurret me 8,7% këtë vit, në mënyrë të konsiderueshme më rëndë se rënia me 7,7 % në parashikimin e bërë në maj”, thanë ekspertët ekonomikë të BE-së.

“Parashikimi i verës tregon, para së gjithash, se rruga e rimëkëmbjes është ende e shtruar me pasiguri”, theksoi eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni, ndërsa paraqiti shifrat në Bruksel.

Për të gjithë BE-në, në të 27 vendet, do të ketë një rënie prej 8,3 % në vitin 2020.

Pavarësisht një sërë politikash të ndërmarra në BE dhe në nivel kombëtar, Blloku pritet të kthehet në rritje në vitin 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat