Vuçiqi shpall një shtetrrethim të ri

Evropë

Vuçiqi shpall një shtetrrethim të ri

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi sot për një shtetrrethim të ri në fundjavë, për shkak të rritjeve alarmuese të rasteve me COVID-19 dhe një numri rekord vdekjesh në një ditë të vetme.

Autoritetet raportuan vdekjen e 13 personave sot, raporti më i madh ditor i njoftuar zyrtarisht deri më tani.

“Askush nuk mund t’i durojë këto shifra. Ne nuk duam t’i vrasim mjekët tanë”, tha Vuçiç para gazetarëve, duke shtuar se spitalet ishin të mbushura me rreth 4 000 pacientë, raporton ATSh.

“Situata është alarmuese, veçanërisht në Beograd. Nga e premtja, ne do të kemi një shtetrrethim të gjatë, i cili do të përfundojë të hënën”, shtoi ai.

Ekipi qeveritar për Menaxhimin e Krizave do të vendosë nëse masa duhet të zbatohet për Beogradin ose për të gjithë vendin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat