Kaos para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, protestohet kundër masave të reja si pasojë e koronavirusit

Evropë

Kaos para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, protestohet kundër masave të reja si pasojë e koronavirusit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 06:03
Foto

Përpara ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, në orët e mbrëmjes ka filluar një protestë e qytetarëve të pakënaqur me masat e shpallura nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, protestat pasuan pas fjalimit të presidentit Vuçiq për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Madje, në një moment, siç thuhet më tej, protestuesit arritën të hynin në Parlament, por ata u dëbuan shumë shpejt.

Policia nuk ndërhyri ashpër dhe mediat raportojnë se vetëm një person ishte arrestuar, për shkak të sjelljes veçanërisht agresive ndaj një polici.

Mediat gjithashtu raportojnë se policia hodhi gaz lotsjellës.

Megjithatë, sipas Blic.rs, protesta, e cila filloi më shumë se tre orë më parë, po bëhej më e dhunshme.

Pasi protestuesit arritën të shpërthejnë kordonin e policisë, u futën në sallën e parlamentit dhe policia arriti t’i shtyjë ata.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut serb në lidhje me bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Serbisë, si dhe për planet për parandalimin e epidemisë së COVID-19.

Dhe sipas mediave serbe, ai ka paralajmëruar masa rigoroze.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se ai ka thënë se që nga nesër, çdo tubim publik, brenda ose jashtë, me më shumë se pesë persona, do të ndalohet.

“Do të shkojmë me orë policore që nga e premtja deri të hënën”, citohet të ketë thënë më tej presidenti serb.

Sipas mediave serbe, aktualisht ka rreth 4,000 njerëz në spitale dhe të gjitha spitalet e Beogradit janë pothuajse të mbushura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat