Austria lëshon paralajmërim udhëtimi për disa vende të Ballkanit - Bota Sot
Austria lëshon paralajmërim udhëtimi për disa vende të Ballkanit

Evropë

Austria lëshon paralajmërim udhëtimi për disa vende të Ballkanit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:49
Foto Ilustrim

Austria lëshoi një paralajmërim udhëtimi për disa vende të Ballkanit, pasi disa njerëz që mbërritën nga rajoni, dolën pozitivë në testet për koronavirus.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të mërkurën në një konferencë për media se paralajmërimet janë për Bullgarinë, Rumaninë dhe Moldavinë.

Në bazë të paralajmërimeve, kushdo që hyn në Austri nga njëri prej këtyre vendeve duhet të tregojë testin negativ për koronavirus ose të izolohet për 14 ditë.

Qeveria austriake tha se do të rrisë kontrollet edhe në vendkalimet kufitare me Hungarinë dhe Slloveninë.

Njoftimi vjen një ditë pasi Ministria e Jashtme e Rumanisë tha se 99 shtetas rumunë dolën pozitivë në testet për koronavirus në qytetin austriak të Lincit.

Shumica e atyre me teste pozitive ishin punëtorë migrantë.

Më 1 korrik, Austria ka lëshuar një paralajmërim të ngjashëm udhëtimi edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, Austria ka konfirmuar mbi 18,000 raste me koronavirus.

Prej tyre, 706 kanë vdekur dhe mbi 16,700 janë shëruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat