Protestat në Beograd, momenti kur mbi dhjetë policë godasin protestuesin – njëri pas tjetrit

Evropë

Protestat në Beograd, momenti kur mbi dhjetë policë godasin protestuesin – njëri pas tjetrit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 10:56
Foto

Një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon pamjet e protestave në Beograd, përkatësisht dhunën e ushtruar nga policia serbe, në natën e dytë të protestave.

Sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për pamje të protestave në Beograd, pas rritjes së tensioneve, si pasojë e protestës së organizuar pas marrjes së vendimeve qeveritare për masa të reja rreth coronavirusit.

Siç edhe mund të shihet në pamje, policia ndalon një protestues, pas së cilës, mbi dhjetë prej tyre e godasin atë disa herë – njëri pas tjetrit.

Si pasojë e protestave, presidenti Aleksandar Vuçiq u tërhoq nga plani i tij për të zbatuar bllokimin e dytë për coronavirusin në Beograd këtë javë, por vendimi nuk i ndaloi protestuesit të vazhdonin protestën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat